Itali, shqiptarët, të tretët
në biznesin e huaj

Itali, shqiptarët, të tretët<br />në biznesin e huaj
Kompanitë e drejtuara nga qytetarët e huaj në Itali kanë arritur në pothuajse gjysmë milioni. Qytetarë të ardhur nga Shqipëria rezultojnë si biznesmenë të tretët në numër, pas Marokut e Kinës. Vendi ynë përfaqësohet me 30.475 sipërmarrës.

Në vitin 2012, kjo pjesë, tashmë strukturore e sektorit sipërmarrës në Itali, është rritur me një ritëm prej 5.8%, duke arritur në 24.392 ndërmarrje më shumë, në krahasim me fundin e vitit 2011. Unioni i Dhomave të Tregtisë në Itali, “Unioncamere” ka bërë të ditur se, ky kontribut i të huajve në vend ka qenë vendimtar për të mbajtur në territor pozitiv bilancin e të gjithë sistemit sipërmarrës italian.

Ky i fundit është rritur me vetëm 18.911 njësi gjatë vitit të kaluar. Në fund të vitit 2012, 477.519 bizneset e drejtuara nga qytetarët e huaj përfaqësuan 7.8% të numrit të përgjithshëm. Pjesa më e madhe e aktiviteteve të sipërmarrjes nga të huajt, 80%, përbëhen nga sipërmarrje individuale, ndërsa kompanitë kanë prekur nivelin 9.7% të totalit.

Vendi kryesor i prejardhes së sipërmarrësve mbetet Maroku me një numër prej 58.555 titullarësh, i ndjekur nga Kina me 42.703. Rritjen më të madhe në vitin 2012 e kanë regjistruar sipërmarrësit nga Bangladeshi, ndërsa Kosova ka rritur pjesën e saj me 37.6%.

Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.02.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tensione tek bashkia, përplasje me policinë, autobotet hedhin ujë

Tensione tek bashkia, përplasje me policinë, autobotet hedhin ujë