Itali, shqiptari 41-vjeçar shqiptar
vidhte taksistët, hiqej si klient

Itali, shqiptari 41-vjeçar shqiptar<br />vidhte taksistët, hiqej si klient
MILANO (ITALI) - Vidhte taksistët, duke u hequr si klient, por është ndaluar sot nga karabinierët në Milano.

41-vjeçari shqiptar ishte shndërruar në ankthin e taksistëve, të cilët prej afro një muaji ishin viktima të një klienti fals, i armatosur me thikë.

Por të enjten në mbrëmje karabinierët kanë arrestuar hajdutin, ndërsa po tentonte një goditje të madhe në sheshin Lotto.

HAJDUTI
G.A., një shqiptar i dënuar, 41 vjeç, është njohur nga një polic dhe është bllokuar në çastin kur është ulur në taksi, duke vijuar të bënte një veprim, të cilin ai përsëriste shumë herë nga 15 në 29 tetor. Falë njohjes së viktimave, hetuesit ia kanë dalë t’i argumentojnë 6 raste grabitjeje me dhunë, por duket se ai e ka bërë këtë të paktën 15 herë.

Burri zgjidhte taksinë në stacionet e taksive në sheshet Lotto, Cadorna dhe Garibaldi në Mialno, tregonte biletën dhe kur mbërrinte grabiste me thikë kë shofer që të qëllonte. Në dy raste taksistët janë plagosur, duke u trajtuar nga 10-20 ditë në spital.

Për lajmin e arrestimit të tij, shoferët kanë bërë festë dhe kanë falenderuar karabinierët, duke u shfaqur edhe jashtë postës së policisë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut