ITALI - Një 31 vjeçar shqiptar identiteti i te cilit nuk bëhet i ditur, ka rënë në prangat e policisë Italiane pasi është kapur duke transportuar kokainë me makinën e tij. Mediat italiane bejne me dije se shqiptari i arrestuar me profesion mekanik kishte fshehur ne fenerin e makines sasine prej 3 kg kokainë e cilësisë së lartë.
Lënda narkotike ishte blerë në treg rreth 40-50 mijë euro dhe pasi të ndahej në doza e të shitej kapte vleren e 300 mijë eurove. Arrestimi i shqiptarit u be gjate nje kontrolli rutine te policise rrugore ne komunen Berno në provincën e Breshias.
Mediat shkruajnë së fillimisht policia nuk kishte konstatuar asgjë të parregullt gjatë kontrollit. Por nervozizmi i drejtuesit të mjetit i bindi agjentët të ushtrojnë një kontroll të hollësishëm të mjetit.
31 vjecari sipas policisë italine nuk njihej si përdorues apo trafikant droge. Mendohet se ai ka qenë i paguar për transportin e kokainës kundrejt një shpërblimi.
31 vjecari shqiptar pas arrestimit është shoqëruar për në burgun e Regina Coeli për tu vënë ne dispozicion të gjykatës.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO