Itali/ Shqiptari kapet duke shitur kokainë në qytet, Gjykata e dënon me rreth 2 vite burg me proces të përshpejtuar

Itali/ Shqiptari kapet duke shitur kokainë në qytet, Gjykata e dënon me rreth 2 vite burg me proces të përshpejtuar

Kokaina dhe eurot e sekuestruara

Perugia- Një 35-vjeçar shqiptar u ndalua për kontroll në qendrën historike të Bastia Umbrës, i arrestuar nga karabinierët e stacionit lokal.

I dyshuari po ecte me një mënyrë të dyshimtë, një qëndrim që e vuri karabinierët në gatishmëri. Kontrolli fizik rezultoi i suksesshëm, pasi zbuloi 7 doza kokainë gati për t'u shitur.

Krahas drogës, afërsisht pesë gramë, karabinierët gjetën një shumë prej 500 eurosh, e konsideruar si të ardhura të veprimtarisë së paligjshme, informon media italiane.

Pas procedurave rituale, shqiptari u arrestua dhe u mbyll në qelitë e sigurisë të kazermës Santa Maria degli Angeli. Gjyqtari i Gjykatës së Perugias, pasi vërtetoi arrestin, e dënoi me një vit e tetë muaj burgimme gjykim të përshpejtuar.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

HiStory/ Çamëria e rrëfyer nga historianët grekë, si ka ndryshuar narrativa dhe fajësimi i shtetit të tyre

HiStory/ Çamëria e rrëfyer nga historianët grekë, si ka ndryshuar narrativa dhe fajësimi i shtetit të tyre