ITALI- Një 47-vjeçar shqiptar, i cili ishte larguar nga shtëpia e tij nga familjarët për dhunë të ushtruar ndaj tyre, u rikthye duke kërcënuar gruan e tij me vdekje.
Në sy të tre fëmijëve ai ka ushtruar sërish dhunë fizike dhe psikologjike mbi gruan e tij.
Muratori shqiptar u arrestua nga një patrullë pasi kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes të lëshuar ndaj gruas gati 20 vjet më të re.
Edhe më herët, 47-vjeçari kishte dhunuar bashkëshorten para tre djemve të çiftit, ndërsa herën e fundit ai kishte arritur edhe të dhunonte të birin 12-vjeçar.
Pas situatës familjare, shqiptari kishte shkuar në një qendër rehabilitimi kundër dhunës në familje.