Itali, shqiptari kokainë për “Vip”
në Bolonja, prangoset Lepuri

Itali, shqiptari kokainë për “Vip”<br />në Bolonja, prangoset Lepuri
BOLONJA – Skuadra e policisë në Bolonja ka mundur të arrestojë pas një hetimi disa mujor një nga shpërndarësit e konsideruar “VIP” për tregun e kokainës në qytetin e Bolonjës në Itali. Policia italine njofton se ka arrestuar shtetasin shqiptar, Rezart Lepuri 40 vjeç, i cili tregtonte kokainë për klientët e tij të njohur dhe vlera shkonte deri në 150 euro për gram.

Nga përgjimet dhe survejimet ndaj Lepurit blutë e Bolonjës kanë arritur të listojnë mbi 50 klientë të tij mes të cilëve, avokatë, noterë publikë, dentistë, si dhe sipërmarrës të qytetit.

Sipas hetimeve Rezart Lepuri, ka mundur të kryej aktivitetin e tij prej disa vitesh i ndihmuar nga bashkëshortja e tij, ku sëbashku me të do të përballen me drejtësinë me akuzën e prodhimit dhe shpërndarjes së drogës në rrjetin e quajtur “Bolonja e mirë”.

Lepuri përzgjidhte garazhde të ndryshme për të tregtuar mallin, dhe në cilësinë e provës material policia ka mundur të sekuestrojë 200 gram kokainë, 350.000 euro, 2 apartamente, 2 vetura dhe bizhuteri me vlerë.

rezart lepuri me gruan
(Në foto: Rezart Lepuri me gruan duke bërë gati drozat e drogës)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik