Policia italiane ka vënë në pranga Dorian Kontin, 32 vjeç, shtetas shqiptar, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drigës.
Gjatë një operacioni antidrogë në Padova, agjentët kanë arritur të zbulojnë në apartamentin dhe garazhin e tij, të kthyer në një punishte droge, rreth 75 kilogramë marijuanë, 11 kilogramë heroinë dhe 1 kilogramë kokainë. Konti është arrestuar dhe më parë në vitin 2015 për sasi të mëdha droge, në afërsi të zonës së “Prato della Valle”, por ishte lënë i lirë. Aktualisht për të është dhënë masa e arrestit me burg dhe ai akuzohet se është pjesë e një grupi ndërkombëtarë trafiku droge.
Ditët e fundit policia italiane ka nisur një operacion të gjerë antidrogë. Dy ditë më parë, policia e bari sekuestroi plot 1.2 ton lënë narkotike e llojit marijuanë e cila vinte nga Shqipëria.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com