ITALI-Një shqiptar ka vrarë gruan me thikë pas një debati në familje në Varese ditën e sotme. Viktima është Diana Vrapi Koni 52 vjeçe, ndërsa autori është Muhamad Vrapi 62-vjeç.
 
Gruaja u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur që tu mbijetonte plagëve të marra, pasi goditjet kanë qenë fatale, pasi është qëlluar 15 herë me thikë, sipas mjekëve.
 
Burri pranon krimin: Po e vrava pas sherrit
Pas krimit, Muhamed Vrapi qëndronte në oborrin e shtëpisë, para policisë ai mësohet se nuk ka dhënë shumë detaje, por pranoi krimin duke deklaruar: Po, e qëllova unë pas një sherri!
 
Çifti shqiptar ishte zhvendosur prej disa vitesh në Itali nga Durrësi, ndërsa kishin marrë edhe nënshtetësinë. Tre fëmijët e çiftit, dy djem dhe një vajzë ishin të martuar dhe jetonin të ndarë.
 
Djali: I thash nënës mos shkonte
Mosmarrëveshjet mes të dyve kishin nisur vetëm vitet e fundit. Gruaja pak ditë më parë ishte larguar nga shtëpia duke qëndruar tek një nga djemtë e saj, pasi kishte pasur një tjetër grindje me burrin, por pas qetësimit të gjendjes ajo vendosi që të rikthehej sërish, por që rezultoi fatal.

Ndërsa, njëri prej fëmijëve është shprehur se i kishte kërkuar nënës në tij që të largohej nga banesa, pasi gjërat nuk po shkonin mirë dhe i trembej asaj që ndodhi.

Unë e këshilloja nënën time për të qëndruar larg nga ajo shtëpi” tha ai.



[gallery]22681[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com