Një 50-vjeçar shqiptar u arrestua të enjten pasi tentoi të vriste me thikë gruan e tij e cila kishte refuzuar t’i jepte para për kazino.  Shqiptari thuajse e ka vrarë pas rreth 7 goditjeve me thikë në trup, vetëm se bashkëshortja e tij nuk i dha 100 euro për t’i shpenzuar në lojëra fati.
 
Ngjarja u shënua mbrëmjen e së enjtes në Padova të Italisë. Sipas mediave italiane, 50-vjeçari ishte nën efektin e alkoolit kur qëlloi me thikë gruan e tij gjatë debatit për t’i marrë para. Kjo e fundit ka shpëtuar mrekullisht, pavarësisht shtatë goditjeve me thikë. Shqiptari u arrestua nga policia në tentativë për tu larguar në rrugicat e lagjes ku çifti banon.
 
Britmat e gruas kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e kalimtarëve dhe fqinjëve të tyre, përfshirë edhe nipit të çiftit, të cilët panë 50-vjeçarin të largohet nëpër rrugica. Gruaja e tij ndodhet ne spital, dhe sipas mediave italiane ka marre plagë të rënda në gjoks.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)