ITALI - Një 20-vjeçar i lindur në Rusi, Andrey Goncharov është vrarë në një apartament në Farenza, afër qytetit Ravenna. I dyshuarit për vrasjen, një 22-vjeçar shqiptar, Martin Gjeloshi është dorëzuar vetë në polici pak pasi karabinierët kishin shkuar në shtëpinë e tij.

Ai është i dyshuari kryesor për vrasjen e 20-vjeçarit, i cili është qëlluar me një plumb të vetëm në tëmth nga një distancë vetëm pak centimetra duke e lënë të vdekur me cigare në dorë. Arma e krimit një pistoletë “Beretta” 7.65 u gjet në banesë. Pistoleta ishte vjedhur pak orë më parë në Imola.

martin gjeloshi
( Në foto shqiptari Martin Gjeloshi )

Ngjarja

Vrasja ka ndodhur në apartamentin e një të riu boshnjak, i cili ishte i vetëm në shtëpi pasi prindërit e tij janë me pushime. I riu me origjinë nga Bosnja kishte ftuar rusin, Gjeloshin dhe dy shqiptarë të tjerë për të luajtur basketboll. Boshnjaku pasi u ka hapur derën e shtëpisë ka kërkuar që ta prisnin deri sa të përfundonte lojën që kishte nisur në PlayStation.

itali
(Në foto: Vendi ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit rus)

Sipas dëshmive të të pranishmëve, ngjarja ka qenë spontane dhe fatale. Dëshmitarët kanë thënë në polici se Gjeloshi ia ka drejtuar armën 20-vjeçarit me idenë se ajo ishte pa plumb dhe pa pritur ka qëlluar. 

Vrasja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:45, ku fillimisht u dyshuar për një vetëvrasje. Të rinjtë kishin postuar dhe në Facebook një selfie ku shfaqen duke pirë birra dhe cigare vetëm 30 minuta para ngjarjes.

itali shqiptari vret
itali

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)