Policia e stacionit të Fognano në Itali ka arrestuar një shqiptar, i cili prej kohësh përndiqte dhe kërcënonte ish të dashurën.

Ndaj 35-vjeçarit kishte një urdhër që e ndalonte t’i afrohej ish dashurës por ai ka vijuar ta përndjekë atë duke e telefonuar apo dhe duke e presionuar me prezencën e tij jashtë ambienteve të shtëpisë së saj.
 
Shqiptari ishte arrestuar korrikun e kaluar për të njëjtën akuzë, por ai ka përsëritur veprimet duke bërë që të ndërmerren masa të reja kundrejt tij. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com