ITALI- Gjatë mbrëmjes së shkuar dy patrulla të policisë në Arzignano dhe Montecchio Maggiore janë vënë në ndjekje të një makine të tipit Volkswagen Touran, nëpërmjet sistemit të targave, e cila rezultonte e vjedhur në 5 maj në San Giovanni Lupatoto (Verona).
 
Efektivet e policisë italiane kanë pikasur mjetin në zonën Costa di Arzignano, me tre persona në bord.
 
Drejtuesi i mjetit pasi ka pikasur policinë i ka dhënë gaz makinës duke u arratisur në drejtim të Alte Ceccato.
 
Policia ka bërë të mundur të ndjekë për një kohë të gjatë autorin, ndërsa i arratisuri u përpoq të nxirrte jashtë rruge njërën prej makinave të forcave të rendit.
 
Pavarësisht nga kjo, policia arriti të ndalonte makinën në rrugën “Europa” në Avenue, Montecchio, nga ku tre kriminelët janë përpjekur të arratisen në këmbë.
 
Ndërkohë policia ka arritur të ndalojë shqiptarin Ergen Biba, 21 vjeç, i pastrehë dhe i panjohur për policinë.
 
Mbi të riun rëndon akuza e posedimit të makinës së vjedhur, ndërsa brënda mjetit u gjetën edhe dy celularë. Tashmë policia po punon për kapjen e dy bashkëpunëtorëve të tjerë.

Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com