Itali, shqiptarja e verbër kërcënohet
në traget:Do të hedhim në det

Itali, shqiptarja e verbër kërcënohet<br />në traget:Do të hedhim në det
BRINDIZI (ITALI) – "Do hedhim në det ty dhe qenin tënd". Këto fjalë i kanë thënë pjesëtarët e ekuipazhit të tragetit Vlorë-Brindizi një vajze të verbër shqiptare.

24 vjeçarja studente, e cila jeton në Itali prej 10 vjetësh po udhëtonte drejt Puljas për pushime me qenin e saj si guidë, një golden retriever, që quhet Vera.

Kedrit Shalari, ky është emri i vajzës së re, ka bërë më pas denoncim tek karabinierët sapo ka mbërritur në Itali: ajo ka shkuar në stacionin e Racale (Leçe), ku ka treguar gjithë ngjarjen.

Kur është ngjitur në tragetin 'Voyager European', i shoqërisë European Ferries, në 16 gusht, pasi ka kaluar një muaj në Tiranë tek familja e saj Kedrit, e cila udhëton e pavarur falë qenit të saj shoqërues, u ndalua nga dy punonjës të stafit, të cilët i ndaluan hyrjen në brendësi të tragetit: "Qeni s’mund të futet", i thanë asaj. "Të njëjtët punonjës, shpjegon vajza gjatë denoncimit, refuzonin të lexonin dokumentacionin e qenit, që i jep atij mundësinë për akses si qen guidë në çdo vend publik, edhe aty ku qenve të tjerë iu ndalohet hyrja".

Stafi, siç lexohet në denoncim, e ka kërcënuar vajzën për ta hedhur nga trageti bashkë me qenin, nëse nuk zhvendosej nga një zonë e tillë. "Më detyronin të udhëtoja mbi urë, në mjedis të hapur, një udhëtim që zgjati 5 orë e gjysmë. Ura e një trageti është me zona ku pihet duhan dhe jo për udhëtarë". Sipas asaj që referon vajza megjithë kërkesën asaj nuk iu lejua, që të fliste me kapitenin, pasi ai “flinte dhe nuk mundej”.

Çështja në fjalë u publikua edhe në blogun e animalistëve: animebastarde.it, ku ka ndërhyrë për të stigamtizuar atë çfarë ka ndodhur edhe Giuseppe Terranova, zv/presidenti kombëtar i Bashkimit Italian të të Verbërve dhe presidentja e Qendrës Krahinore, Helen Keller di Messina apo Loredana Pronio, presidente e shoqatës animaliste, Feder Fida, ku Vera është trajnuar.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Macron: Do të angazhohem personalisht për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit! Ftoj popullin serb të zgjedhin paqen

Presidenti Macron: Do të angazhohem personalisht për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit! Ftoj popullin serb të zgjedhin paqen