VENEZIA - Kryerja e autopsisë pas vdekjes ka nxjerrë se e reja shqiptare ka vdekur pas një hemoragjie pulmomare. Pas vdekjes së dyshimtë të nënës së re shqiptare, policia e Noeles sekuestroi kartelën mjekësore për hetimet dhe kryerjen e autopsisë.
Nëna e re shqiptare, 19-vjeçare, ka vdekur gjatë natës mes së mërkurës dhe së enjtes, pak orë pasi kreu një lindje natyrale në spitalin e Venezia-s. Marsida Vogli, me banim në Noale kishte sjellë në jetë atë pasdite vajzën e saj dhe gjithçka dukej se kishte shkuar rregullisht.
Ajo kishte kaluar orët pas lindjes në shoqërinë e të shoqit, Artan Zogut, por gjatë natës kushtet e saj shëndetësore filluan të përkeqësoheshin menjëherë, duke e çuar drejt vdekjes.
Nga raportimi i mediave lokale, vajza është ankuar për dhimbje në gjoks por pavarësisht nga ndërhyrja e mjekut gjinekolog dhe atij kardiolog nuk është arritur që nëna e re të mbahej në jetë.
(ar/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com