Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë

Në një sulm të organizuar mirë, një grup deri në 10 persona sulmuan dhe grabitën automjetet e blinduar që transportonin 3 milionë euro në zonën e Puglias në Itali.

Grabitja ndodhi në autostradën që lidh Brindisin me Leccen nga persona të armatosur të maskuar si forca komando. Policia italiane bëri të ditur se  personat e përfshirë në grabitje qëlluan disa herë me kallashnikovë dhe dogjën dy makina e një furgon në rrugën përballë për të penguar ndërhyrjen e forcat e rendit.

Grabitësit i vunë flakën gjashtë automjeteve dhe u larguan në fshatrat përreth ku policia gjeti 300 euro në kartëmonedha, që siç duket i përkasin plaçkës së vjedhur. Rruga nacionale 613 u mbyll përkohësisht për trafikun në të dy drejtimet, ndërsa hetuesit në vendngjarje p;on mbledhin të dhënat dhe kanë mbetur të tronditur, pasi autorët që kanë vepruar në aksin e frekuentuar në këtë periudhë nga mijëra turistë që shkojnë në Salento.

Nga konstatimet e para të policisë rezulton se nuk ka pasur të lënduar në mesin e rojeve të sigurisë që ndodheshin brenda mjetit të blinduar. Zëvendëskryetari i komisionit parlamentar Antimafia, deputeti i Brindisit, Mauro D'Attis i kërkoi ministrit të Brendshëm të ndërhynte me vendosmëri për të kapur bandën që kreu grabitjen.

Senatori i Leçes, Roberto Marti, kërkoi gjithashtu ndërhyrjen e ministrit, i cili "i dha një përgjigje të shpejtë", me mbledhjen e komitetit krahinor për rendin dhe sigurinë, duke thënë se “akte të tilla janë të papërshkrueshme dhe nuk duhet të përsëriten”.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 04/07/2024 17:22

    Para disa ditesh ndodhi nje grabitje ne Sardenja , pothuajse e njejta menyre qe do te thote jane super profesionista . Policise Italiane po i del situata nga kontrolli keto kohet e fundit mesa duket

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Humbja e jetës së Pal Trashaj, Bardhi: Guvernatori i BSH ka përgjegjësi ligjore! Të jap llogari në Kuvend

Humbja e jetës së Pal Trashaj, Bardhi: Guvernatori i BSH ka përgjegjësi ligjore! Të jap llogari në Kuvend