ROMË - Një manifestim i metalurgëve, zhvilluar sot në Romë, ka shkaktuar disa të plagosur lehtë ndërkohë që policia ka akuzuar  manifestuesit duke shkaktuar menjëherë shumë polemika të ashpra mes sindikatës dhe qeverisë së qendrës së majtë të Matteo Renzit.

Disa qindra persona manifestuan para ambasadës gjermane në Romë kundër largimit të parashikuar nga puna të më shumë se 350 metalurgëve nga Terni, qendër e drejtuar nga grupi gjerman "ThyssenKrupp".

Tre në pesë manifestues, sipas medias, kanë marrë plagë të lehta si pasojë e përplasjeve me një kordon policie në momentin që janë përpjekur të shkojnë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
"Qeveria duhet të japë përgjigje dhe jo të sulmojë punonjësit", theksoi Susanna Camusso, sekretare e përgjithshme e konfederatës kryesore sindikale në vend.
Të shtunën CGIL mblodhi qindra mijëra persona në Romë për të denoncuar reformën në tregun e punës, kërkuar nga Renzi për inkurajimin e punësimeve./ATSH/