Itali/ Tragjedia në Ischia, ekipet e emergjencës në ‘luftë’ më kohën! Prokuroria heton autoritetet lokale për neglizhencë! Shpallet gjendja e emergjencës për 1 vit

Grupet e shpëtimit në ‘Casamiciola’ të Ischias, kanë identifikuar zonën ku ndodhen dy prej të bllokuarve nga balta, që i mori jetën të paktën 8 personave fundjavën e shkuar, teksa 4 persona rezultojnë ende të zhukur dhe 280 të tjerë kanë mbetur në qiell të hapur. Teksa kërkimet vijojnë pa ndalim, qeveria shpalli gjendjen e emergjencës për të paktën një vit, duke akorduar në fazën e parë një fodn mbështetje prej 2 milionë eurosh. Prefektura lajmëroi mbylljen e shkollave deri të shtunën, teksa prokuroria ka nisur hetimet mbi përgjegjësit e tragjedisë. Hetimi ka nisur pas deklaratës së Giuseppe Contes, ish kryebashkiakut të Casamiçiolas. Sipas tij rreziku për një tragjedi të tillë u është bërë e ditur autoriteteve lokale, që prej datës 22 nëntor, pak ditë para tragjedisë. Ndërkohë, një ditë më parë për “Rai 3”, Conte shprehej:

“Këta qytetarë duhet të ishin evakuar më herët. Unë kam dhënë alarmin, kisha njoftuar qytetarët të largoheshin nga ajo zonë, pasi ishte e rrezikshme”

Hetimi edhe për shkak të deklaratës së Mbrojtjes Civile, që saktëson se plani emergjencës ka qenë i papërditëusar. “Nuk kishim një emergjence të azhornuar”, tha për mediat Claudia Campobasso, drejtuese e mbrojtjes civile. Sipas saj, “Ne ishim në terren që në momentin e parë. Janë 293 vullnetarë që marrin pjesë në operacionë. Na duhen qëndra të mikëpritjes për personat pa shtëpi”, thekson Campobasso.

Ajo mbylli fjalën duke kujtuar se grupet e shpëtimit po luftojnë me kohën, pasi kushtet atmosferike nuk paraqiten pozitive në ditët në vijim. Sipas parashikimeve në zonën Ischias pritet përkeqësim i kushteve atmosferike gjatë mesjavës, mes të mërkurës dhe të enjtes. Nga tragjedia në Ischia, kanë humbur jetën anëtarët e dy familjeve, mes tyre dhe pesë fëmijë.

A.M./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet