Një 44-vjeçar me origjinë shqiptare dhe një grua rumune 34-vjeçare janë arrestuar nga policia italiane pasi u kapën duke transportuar me makinë 17 kg kokainë, e cila kapte vlerën e 2 milion eurove.
Ata u ndaluan për kontroll në dalje të autostradës Senigallia pasi udhëtonin me shpejtësi të lartë. Gjatë kontrollit policor dyshja ka treguar shenja të mëdha të nervozizmit duke shtuar dyshimet tek policia. .
Punonjësit e policisë sollën qenin anti-drogë, të quajtur Klaus për të kontrolluar automjetin e tipit Volvo, Në pjesën e pasme të makinës me targa gjermane ishte krijuar një hapësirë e modifikuar.