Një emigrantë shqiptarë, i arrestuar për trafik droge është liruar. Por lirimi i tij është shoqëruar me polemika, duke ngritur dyshime për korrupsion.
 
Bëhet fjalë për një 42 vjeçar shqiptarë me inicialet M.A i cili u arrestua më 20 janar të këtij viti në Brennero, ndërsa  iu sekuestrua një sasi prej 93 kilogramë kokainë e pastër, e cila kapte vlerën e 18 milionë eurove.
 
Por tashmë shqiptari është i lirë për shkak të një gabimi formal. Siç raporton Ansa.it, përkthyesi shqiptar i caktuar për seancën gjyqësore, ishte përjashtuar pasi kishte rezultuar një ish i dënuar.
 
Shqiptari, i mbrojtur nga avokati Nicola Nettis, u arrit të lirohej nga burgu i Bolzanos, dhe me të gjitha gjasat tashmë është kthyer në Holandë. Ndërkohë shqiptari tjetër i arrestuar ndodhet ende në burg.

 Më 20 janar 2016, M.A u arrestua së bashku me një shqiptar tjetër me iniciale G.E 36 vjeç në zonën e Brennero pranë kufirit me Austrinë. Ata udhëtonin me një makinë tip Ford dhe transportonin 93 kilogramë kokainë të pastër, vlera e së cilës shkonte në 18 milionë Euro.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)