Pordenone- Gjykata e kishte vendosur nën arrest shtëpiak përposedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, arrestohet për herë të dytë në tre ditë shqiptari.
Hetuesit e Pordenones njoftuan se prangosën një tregtar droge shqiptar për shpërndarje një javë më parë, teksa nga verifikimet rezultoi se kishte thyer urdhrin e arrestit që ishte vendosur ndaj tij fill pas masës së sigurisë.
Në aksionin e datës 23 Janar, pas kontrollit fizik atij iu gjetën rreth 36 gramë lëndë narkotike kokainë. Nga kontrolli i menjëhershëm i dy shtëpive në zotërim të të dyshuarit, emri i të cilti nuk u publikua, u zbuluan dy peshore precize dhe 2120 euro cash.
Droga dhe paratë dyshohet se janë të ardhura nga aktiviteti kriminal. Ato u sekuestruan më 23 Janar në operacionin e parë, informon media.
Por një ditë pas masës së arrestit, më 24 janar, ai u bë i pagjurmueshëm për hetuesit, teksa u zbulua në banesën e një gruaje, ku e arrestuan për evazion fiskal dhe largim nga vendi i qëndrimit, duke ia vendosur përsëri Gjykatës së Pordenones, teksa e izoluan në burgun lokal.