VITERBO - Prindërit e 31 vjeçares shqiptare Brunilda Hoxha, të masakruar me thikë nga bashkëjetuesi i saj Asllan Agaj në Itali më 14 nëntor të këtij vitin, kërkojnë rikthimin e trupit të saj në Shqipëri për ta varrosur.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, dy të afërm të 31 vjeçares, vëllai dhe daja i saj, prej ditësh ndodhen në Itali ku po kërkojnë nga autoritetet italiane trupin e viktimës për ta sjellë në Shqipëri, dhe për ta varrosur.
Madje siç bëjnë të ditur mediat italiane, të afërmit kanë kontakuar me kryebashkiakun e provincës së Viterbos, Guido Cianti si dhe i kanë kërkuar ndihmë edhe ambasadës shqiptare për të rikthyer Brunilda Hoxhën në atdhe. Për të njëjtin qëllim vëllai dhe daja i 31 vjeçares i kanë shkruar dy letra edhe hetueses së varjes Chiara Capezzuto.
Por nga ana tjetër, gjyqtari i çështjes është kundër transferimit të trupit të viktimës në Shqipëri, të paktën deri në mbylljen e hetimeve. I të njëjtit qëndrim është edhe mjeku ligjor Giorgio Bolino i cili ka marrë kohë 60 ditë për plotësimin e raportit të autopsisë, e cila u krye këtë të mërkurë.
Sipas mediave italiane, edhe nëse çështja do të gjykohet me gjykim të përshpejtuar, trupi i nënës së tre fëmijëve nuk mund të transferohet në Shqipëri përpara vitit të ardhshëm, por nga ana tjetër, familja kërkon të përshpejtojnë procedurat për të rikthyer trupin e Brunildës me qëllim për ta varrosur.
Nga të dhënat e para të autopsisë mjeko-ligjjore, Brunilda Hoxha, nënë e tre fëmijëve, dy djem 7 dhe 14 vjeç dhe një vajze 12 vjeç, u vra në banesën e saj me mbi 20 goditje me thikë nga bashkëjetuesi i saj Asllan Agaj 53 vjeç. Ky i fundit ka deklaruar përpara hetuesve se nuk mban mend se si ndodhi ngjarja, ndërsa ka pranuar autorësinë e krimit.
53 vjeçari pas vrasjes, ka kërkuar të vrasë edhe veten, fillimisht duke prerë damarët dhe më pas duke konsumuar një sasi të madhe të ilaçeve farmaceutike. Agaj është një person me precedentë penalë pasi 13 vite më parë, ka masakruar për vdekje gruan e tij të parë, me të cilën jetonte prej 20 vitesh në Romë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 4147
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
28 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Elena Kocaqi në ‘FrontLine’: 'Shteti Bektashi', gabim dhe marrëzi e Ramës! Nëse opozita s’do merrej me Berishën, do ishte e bashkuar në fushatë
28 Janar, 19:28