BERGAMO - Një prostitutë me origjinë shqiptare, emri i së cilës nuk bëhet i ditur,  është gjendur e vdekur në një kontenier natën e mbrëmshme. Ngjarja ka ndodhur në Bergamo të Italisë ku vajza ka humbur jetën pasi ishte rrahur me grushte e shkelma.
 
Ndërkaq policia italiane ka arrestuar Isaia Skena, 37 vjeç, me profesion shofer kamioni.
 
I dyshuari e ka goditur  vajzën shqiptare me grushte dhe shkelma, deri në momentin që i ka marrë jetën. Më pas, trupin e saj e ka hedhur në një kontenier në një shtëpi të braktisur jashtë zonës së banuar.
 
Sipas policisë 37 vjeçari, e ka marrë vajzën në makinë për të ikur në një rrugë të izoluar ku edhe ka kryer vrasjen, ndërkohë që motivet e krimit janë akoma të paqarta.  
 
Siç raportohet nga mediat italiane Isaia Skena, ka qenë edhe më parë i dënuar me 3 vjet burg për sulmin ndaj një tjetër prostitute disa vite më parë.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)