Castellaneta(Itali) - Një 43-vjeçar nga Shqipëria ka humbur jetën gjatë kohës që ka qenë duke ngarkuar rrushin në një kamion. Viktima Bashtim Tola ishte pronar i një biznesi të vogël dhe ishte duke duke punuar në një fermë në rrethin Palatonno.

Hetimet fillestare të policisë tregojnë se 43-vjeçari shqiptar ishte duke ngarkuar për në kamion një ngarkesë të madhe rrushi me një makineri.

Ka qenë një moment pakujdesie dhe makineria ka humbur kontrollin duke u përmbysur dhe ka zënë sipër shqiptarin. Punonjësit e tjerë të kompanisë nxituan për të ndihmuar viktimën Bashtim Tola, por për fat të keq 43-vjeçari kishte marrë lëndime serioze.

Pas hetimeve nga policia, trupi iu dërgua familjarëve.

(v.gj/shqiptarja.com)