Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për vrasje. Pas hetimit policor, ka rezultuar se shqiptarët kanë vrarë 46-vjeçaren marokene, Kadjia Benxheikh, trupi i së cilës u gjet i copëtuar në një ullishtë në Verona.

Trupi i viktimës u gjet mbrëmjen e 30 dhjetorit të vitit që sapo lamë pas, ndërsa mediat italiane raportojnë se ajo i njihte dy shqiptarët e arrestuar. Mediat raportojnë se kanë rënë në pranga shtetasit Agim Ajdinaj, 51 vjeç, dhe nipi i tij, Lisand Ruzhdija, 27 vjeç.

Karabinierët vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë, ndërsa shqiptarët pritet të përballen me drejtësinë italiane. 

viktima
(Gruaja marokene e vrarë nga dy shqiptarët)

d.c./shqiptarja.com