Itali, vrasja e Hajderasit, një
nga vëllezërit pranon krimin

Itali, vrasja e Hajderasit, një<br />nga vëllezërit pranon krimin
PIAÇENZA - "Unë e kam qëlluar Sadik Hajderasin të dielën në mbrëmje, ndërsa ishte i ulur në barin në rrugën "Kolombo". Këtë vrasje e kam bërë për motive personale". Kjo është deklarata e 28-vjeçarit me inicialet M. U., i arrestuar në aeroportion e Malpensas së bashku me të vëllanë e tij 30-vjeçar me inicalet B. U., në përpjekje për tu larguar nga Italia.

Edhe gjykata nga ana e saj e ka quajtur të ligjshëm arrestimin e të riut, duke e akuzuar për vrasje me dashje, shkruan gazeta italiane Liberta.
28-vjeçari që ka pranuar vrasjen e Hajderasit ka pranuar se është ai personi që ka qëlluar me armë, por mohon se krimi të ketë ndodhur për arsye të ndonjë pazari të prishur. Ai mohon të jenë të përfshirë në ambiente kriminale apo të prostitucionit.

Siç deklaron edhe avokati i shqiptarit, Fabio Leggi, viktima dhe i arrestuari njiheshin që më parë dhe krimi ka ndodhur për shkaqe personale dhe private.

Vëllai më i madh, 30-vjeçari me inicialet B. U., nuk ka pranuar të flasë para gjykatës. Avokati i këtij të fundit ka thënë se, vëllai i madh është i shqetësuar shumë për familjen në Shqipëri, pasi dyshon se mund të ketë ndonjë hakmarrje.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit