PIAÇENZA - Zbardhen emrat e dy shqiptarëve që janë arrestuar për vrasjen e Sadik Hajderasit (ne foto) në Piaçenza. Mersin dhe Donard Uku, 28 dhe 30 vjeç janë dy shqiptarët që policia italiane i arrestoi më 2 shtator një ditë pasi kishin kryer vrasjen e 40-vjeçarit, Hajderasi në një lokal.
Ndërkaq, shqiptarët kanë ndryshuar edhe avokatin mbrojtës të tyre, që tani do të jetë Sarà Luca Curatti. Familjarët e dy të arrestuarve kanë kërkuar avokates që të mbrojë ata.
“Kam shkuar në burg dhe kam folur me Mersinin duke kërkuar që të mësoj versionin e tij të ngjarjes së ndodhur në rrugën “Kolombo”. Tani duhet që të mbledh dokumentacionin dhe aktet gjyqësore të kësaj ngjarjeje dhe pastaj bashkë me klientët e mi do të vendosim çdo bëjmë”, ka thënë avokatja, Curatti.
Gjatë marrjes në pyetje, një nga vëllezërit, 28-vjeçari Mersin Uka, ka pranuar se ka qëlluar me armë ndaj Sadik Hajderasit, pasi sipas tij ai kishte ofenduar një pjestar të familjes.
Sadik Hajderasi u ekzekutua mbrëmjen e 1 shtatorit. Në këtë ngjarje, veç viktimës, Sadik Hajderasi, mbeti i plagosur dhe një tjetër shqiptar, i cili është Artur Kala, 35 vjeç.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Itali, Hajderasi u ekzekutua me 2 shtator