TORINO-Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së shqiptares Lavdije Kruja në qershor të 2016. Ajo u ekzekutua me një plumb në kokë, ndërsa u gjet disa ditë pas denoncimit të familjes. Por dy vite hetime janë finalizuar me arrestimin e autorit, i cili është Franco Vignati 64 vjeç.

Sipas hetimeve, italiani kishte pasur një lidhje me shqiptaren dhe vendimi i Lavdije Krujës për t’i dhënë fund historisë ka qenë shkak që 64 vjeçari e ka vrarë. Shqiptarja ishte e divorcuar.

d.b/shqiptarja.com