ITALI -- Një i ri shqiptar me precedentë të mëparshëm penal mbeti i vrarë pasi u qëllua me armë zjarri në një lokal në Milano të Italisë, nga dy persona ende të paidentifikuar. Lajmi mësohet nga mediat italiane të cilat nuk japin identitetin e shqiptarit të vrarë, por thonë se ai ishte 26 vjeç.

Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një tjetër shqiptar, mik me viktimën rreth 30 vjeç. Plumbat nuk kursyen edhe një punonjës të lokalit ku ndodhën të shtënat rreth orës 23:30 të së hënës, por gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

itali vrasja shqiptarit

milano

Shqiptari humbi jetën pak pasi mbërriti në spital për shkak të plagëve të marra në bark. Bashkëkombësi i tij mbeti i plagosur në këmbë dhe po merr trajtimin mjekësor në spital.

Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve, nga dëshmitë e mbledhura dyshohet të kenë qenë dy persona të cilët kanë qëlluar në lokal dhe më tej kanë mundur të largohen pa lënë gjurmë.

itali vrasja shqiptarit

itali vrasja shqiptarit

Paraprakisht mendohet që goditja ndaj punonjësit të lokalit të jetë aksidentale, ndërsa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.

itali vrasja shqiptarit

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)