Dy shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë në provincën Frigole, në qytetin e Leçes në Itali. Ervin Gerbaj, 34 vjeç dhe Lefter Shahi, 50-vjeç janë arrestuar nga policia pasi kishin në banesën e tyre një laborator për përpunimin e heroinës. 

Zbulimi dhe arrestimi i tyre u bë rastësisht. Policia ishte duke patrulluar ndërsa u thirr nga një qytetar. Ai ishte ankuar se shqiptarët bënin zhurmë në banesën e tyre. Pas kontrollit të policisë u zbulua laboratori artisanal për përpunimin e drogës si dhe u konfiskuan 1.6 kg heroinë. 

Në momentin e arestimit shqiptarët ishin në aktivitet të plotë pune për përgtitjen e heroinës. Veshur me maska mbrojtëse nga pluhuri e nën zhurmën e instrumentave e punës, dy shqiptarët u arrestuan në flagrancë.

Sipas policisë italiane heroina mbërrinte në laborator në gjëndje plastike e presuar në mënyrë artizanale. Bashkë me drogën policia italiane ka sekuestruar 895 euro, një pistoletë gjysmë automatike e materiale për përpunimin e drogës.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)