ITALI - Në Romë është hapur për publikun një koleksion i rrallë thesari napolitan i cili mund të vlejë më shumë se thesari i kurorës Angleze. I fshehur për shekuj me rradhë, Thesari i San Gennaro-s përbëhet nga objekte të çmuara të cilat iu dhuruan shenjtorit të Napolit.

Ky thesar, rrallë herë është lëvizur që nga jugu i Italisë dhe kaloi shekuj i mbyllur në një kasafortë, i harruar nga bota. 70 pjesët u transportuan me një eskortë të armatosur rëndë, në një muze në qendër të Romës këtë muaj dhe do të ekspozohen deri në shkurt të vitit tjetër.

I njohur në anglisht si Januarius, peshkopi i Napolit u kthye në martir gjatë shekullit të tretë. Ai është i mirënjohur mes gjithë katolikëve. Në këtë thesar mund të gjendet dhe një xhevair i i cili mendohet se është një nga më të çmuarit në botë, varësja e San Genaros. Duke filluar që nga viti 1679, pjesët e saj janë punuar përgjatë shekujve për të përfunduar këtë varëse. 

Në varëse bën pjesë dhe një kryq diamantesh dhe zmeraldesh të dhuruar nga vetë Napoleoni. Një tjetër xhevair i rëndësishëm është dhe kapelja e peshkopit e punuar me 3.300 diamantë dhe qindra zmeraldë dhe rubinë.


(v.gj/shqiptarja.com)