“Le Matin” ka botuar, të mërkurën e 18 shkurtit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me shkëmbimet Esat Pashë Toptanit me mbretëreshën e Italisë (Jelena Petrović-Njegoš) në ballon e oborrit mbretëror, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Dialog midis Mbretëreshës së Italisë dhe Esat Pashës

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Romë, 17 Shkurt. Shkresë special e “Le Matin”.
Esat Pasha dhe anëtarët e delegacionit shqiptar u larguan nga Roma këtë mbrëmje në orën njëmbëdhjetë; ata do të shkojnë direkt në Neuwied, përmes Këlnit. Koha e qëndrimit të tyre këtu shpjegohet nga nevoja që shumica e anëtarëve të delegacionit të krijojnë një gardërobë perëndimore dhe t’i sigurojnë vetes rrobat ceremoniale të nevojshme për realizimin e misionit të tyre në Romë, duke patur parasysh se në Durrës nuk mungon vetëm strehimi, por edhe rrobaqepësit.
Kjo vonesë i mundësoi mbrojtësit të famshëm të Shkodrës që të merrte pjesë mbrëmë në ballon e oborrit mbretëror. Gjenerali Esat Toptani, i njohur më mirë me emrin e tij turk të Esat Pashait, ishte me rroba civile.
Mbretëresha, raporton “Italia”, iu drejtua atij me komplimentin që mund ta prekte më së shumti, duke ardhur nga vajza e kundërshtarit të tij të një viti më parë.
“Jam e lumtur, gjeneral, të përgëzoj mbrojtësin heroik të Shkodrës.”
Esat Pasha u përul dhe iu përgjigj me të njëjtën monedhë : “Ne thjesht kemi bërë çmos që të mos jemi kundërshtarë shumë të padenjë përballë babait të lavdishëm të Madhërisë Suaj dhe ushtarëve të tij trima.”
Meqë mbretëresha pati delikatesën t’i adresojë komplimentin e saj Esat Pashës në gjuhën shqipe, gjenerali shqiptar iu përgjigj asaj në gjuhën serbe. Thuhej se Esat Pasha dinte vetëm shqip dhe turqisht. Ai vërtetoi të kundërtën./Darsiani.com/

/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.8%
-
Jo
25.8%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 698
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Thomas Brdaric: Me Egnatian gjyqtarja dhe VAR gabuan! Jemi Vllaznia, s'mund të bëjnë çdo gjë me ne
29 Mars, 15:38
-
Arrestimi i dy të rinjve në Shkodër/ Dyshohet se do të vendosnin tritol, përplasen teksa ndiqeshin nga policia! Motori rezultoi me targë të vjedhur! Kyçin gojën
28 Mars, 11:07
-
Çifti irlandez gjen 41 mijë euro në Durrës, i dorëzon në policinë e Shkodrës! Dyshohet se u përkasin dy punëtorëve të një agjencie imobilare, u ranë teksa po hipnin në makinë
28 Mars, 09:37
-
Violinisti Lorenc Radovani dhe pianistja Fatma Spahiu koncert recital në Shkodër, muzika klasike mirëpritet nga publiku
27 Mars, 16:21
-
Në makinë me armë me silenciator dhe benzinë, 2 të arrestuar në Shkodër (EMRAT)
27 Mars, 12:15
-
Rama ironizon opozitën: Program me qofte, pica e tava dheu! S’e bo vaki fiton këneta në Shkodër se...
26 Mars, 18:09
-
Shabani: Biznesmeni afër PD e këshilltari i opozitës po grabisin pronat e banorëve në Shkodër! Kulluri: Opozita pronare e gjysmës së kullave në Tiranë (Ironizon dhe Nokën)
26 Mars, 17:49
-
Rama me të rinjtë në Shkodër: Mesazh Brukselit me 11 Maj! Pavarësuam drejtësinë, të tjerët nuk hynin në parlament! Berisha do të shkrijë ‘Noc Rrokun’
26 Mars, 17:12
-
Rama inspekton punimet në shkollën ‘Ndre Mjeda’, do të mësojnë 800 nxënës! Kryeministri: Shkodrën e kishin lënë në harresë
26 Mars, 17:09
-
Rama takim me sipërmarrësit nga Shkodra: Kemi bërë gati 200 mln euro investime në energji dhe ujë! Shumë rrugë që nuk u bënë në vite janë drejt përfundimit
26 Mars, 15:45
-
Vllaznia udhëton në fushën e kryesuesve, Brdaric: Egnatia ndër ekipet më të mira, duam tri pikët
26 Mars, 14:27
-
Rama në Shkodër batuta me sipërmarrësin e verërave: Unë e njoh se pi shishen 33 mijë euro e ke parasysh! Me hyrjen në BE, agroturizmi, ofertë luksi jo 'hajde të hamë pula në fshat''
26 Mars, 12:38