Italia 5 mln € për arsimin profesional
në Shqipëri,Klosi:Investimi më i mirë

Italia 5 mln € për arsimin profesional<br />në Shqipëri,Klosi:Investimi më i mirë
Nënshkruhet marrëveshja prej 5 milion euro që qeveria italiane jep për zhvillimin e arsimit dhe formimit profesional.

Kjo shumë do të investohet në ndërtimin e dy shkollave profesionale agro- bujqësore në Fier dhe në Lushnjë. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë  Blendi Klosi, dhe ambasadori italian Alberto Cutillo. Blendi Klosi u shpreh se edukimi dhe arsimi profesional mbetet një formulë e sigurt për tregun e punës.

"Sot po nënshkruajmë një marrëveshje jetësore jo vetëm për arsimin profesional, jo vetëm për zhvillimin e këtyre dy shkollave por një marrëveshje që do të jetësoj një model të ri ekonomik të familjes të mesme të këtyre zonave që do të ketë një mundësi që të sjellin djemtë dhe vajzat e tyre në këtë shkollë për t’u dhënë mundësi jetësore, bizneseve të familjeve të tyre për t’i çuar përpara", tha Klosi.
 
Mbështetja financiare e qeverise italiane, do të shkojë për krijimin e  qendrave multifunksionale të ekselencës në sektorin bujqësor dhe agro-përpunues  në shkollat profesionale bujqësore të Fierit dhe Lushnjës, për të formuar teknike të mesëm dhe të lartë në rang kombëtar, në përputhje me kërkesat e tregut të punës.
 
“Dua të përsëris, të konfirmoj edhe një herë që qeveria Italiane ka gjithë mbështetjen e duhur për strategjinë dhe politikat e qeverisë shqiptare në mbështetje te formimit profesional”, u shpreh Cutillo. 

Ndërhyrjet e parashikuara do të përfshijnë ristrukturimin e ndërtesave të shkollave, konvikteve, ndërtimin e laboratorëve dhe ambienteve të praktikave mësimore, pajisjen me makineri dhe mjete profesionale. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane DV-2025, ja ku mund të shikoni nëse jeni fitues

Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane DV-2025, ja ku mund të shikoni nëse jeni fitues