Italia anohet nga e djathta ekstreme, reagon Komisioni Evropian: Shpresojmë që të kemi një bashkëpunim sa më të pozitiv

Italia anohet nga e djathta ekstreme, reagon Komisioni Evropian: Shpresojmë që të kemi një bashkëpunim sa më të pozitiv

1664192309_maxresdefault.jpg

Komisioni Europian,  ka folur me tone më të zbutura në lidhje me fitoren e së djathtës në Itali e drejtuar nga Giorgia Meloni.

 Eric Mamer, zëdhënës i Komisionit Europian thotë se KE shpreson që të kemi një bashkëpunim sa më pozitiv me autoritetet italiane. 

“Komisioni do të punoj me qeveritë zgjedhura përmes votës popullore të vendeve të BE. Kjo metodë do të aplikohet edhe kësaj radhe, si me çdo vend tjetër. Shpresojmë që të kemi një bashkëpunim sa më të pozitiv me autoritetet italiane.

Teksa duke iu përgjigjur interesit të mediave, lidhur me deklaratat e Presidentes së Komisionit Europianë, Ursula Von Der Leyen, e cila citoi instrumente mbrojtës, të ngjashme me ato të përdorura në Hungari e Poloni, Mamer tha se  nuk ka një lidhje mes debatit të shtetit të së drejtës dhe zgjedhjeve.

“Nuk ka asnjë lidhje mes debatit për shtetin e së drejtës dhe zgjedhjeve në Itali”. 


Lajmi kryesor:

Bashkimi Evropian, i trembur nga fitorja e Melonit në Itali, opozita shqiptare 'në ekstazë': Simbol i vlerave të mëdha


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet

Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet