ITALI - Nëntë persona me shtetësi të huaj dhe të dyshuar për lidhje me terrorizmin, janë dëbuar nga Italia në fund të dhjetorit. Lajmi është konfirmuar nga vetë Ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano, i cili theksoi se dëbimi i tyre është bërë pas dyshimeve të autoriteteve italiane të rendit, se ata janë persona me rrezikshmëri për Sigurinë Kombëtare.

Mësohet se në mesin e 9 të dëbuarve, janë pesë tunizianë, një egjiptian, një maroken dhe një pakistanez.

Sipas Alfanos, të nëntë personat, ku dy prej tyre kanë jetuar prej vitesh në brendësi të Milanos, të dëbuar nga Italia për lidhje të dyshuara me terrorizmin xhihadist. Por megjithatë Ministri Alfano nënvizoi se në listën e autoriteteve janë mbi 100 persona të tjerë të dyshuar si të lidhur me  organizata terroriste.

"Ne radarin tonë jamë mbi njëqind persona  të dyshuar për veprimtari terroriste xhihadiste". tha Alfano

Terrorizmi islamik është kthyer kohët e fundit në një kërcënim për të gjithë vendet e Evropës. Javën e kaluar Ministri Alfano ishte në Tiranë ku gjatë takimit të tij me homologun Tahiri njoftoi ngritjen e grupit të përbashkët hetimor, në kuadër të luftës ndaj terrorizmit. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)