Italia e veriut goditet nga stuhi dhe reshje masive, evakuohen qindra banorë

Pas ditësh të tëra me temperatura shumë të larta, Italia prej tre ditësh është përfshirë nga stuhi të fuqishme me shi dhe breshër, të cilat kanë rënë në të gjithë veriun. Në disa zona breshëri ka arritur në një diametër prej 4 cm.
Krahina e Lombardisë u godit nga një valë shirash të rrëmbyeshëm që ka shkaktuar rrëshqitje toke, përmbytje, dëmtimet në të mbjella, rrugë të bllokuara dhe mbi të gjitha ka çuar në vendimin për të evakuuar mijëra njerëz.

Një plan evakuimi është përgatitur për rreth 800 banorë në komuna të ndryshme në zonën e Valsassina. Frika mbizotëron në Dervio ku vetëm në mbrëmje janë evakuar 600 persona. Në disa zona mbrojtja civile ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.  

Zonat më te prekura nga reshjet dhe përmbytjet janë Piemonte dhe Valle d’Aosta, për të vazhduar me një intensitet më të lartë në Lombardi, Friuli-Venezia Giulia, Trentino Alto Adige dhe Veneto./Përgatiti Ilir Çuçi

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë