Nga 20 shtatori, transportituesit shqiptarë nuk janë më të detyruar të paguajnë taksën e qarkullimit në Itali, e cila u kushtonte 150 deri në 180 euro.

Lajmi është bërë publik nga Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj, sipas të cilit në shtetin Italian ka hyrë në fuqi dekreti që parashikon heqjen e taksës fikse (diritto fisso) dhe asaj të qarkullimit.

Pala Italiane, ka publikuar në fletoren e saj zyrtare dekretin për heqjen e “taksës fikse” dhe atë të qarkullimit, në datën 20 Shtator, duke i dhënë frymëmarrje kompanive shqiptare që ishin të detyruara të paguanin këtë taksë, thekson në deklaratë Ministri.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com