Pas rrëzimit të ekstradimit në Itali të baronit të drogës Gëzim Çelaj nga Fushë-Kuqa e Laçit, një tjetër laçian i shpëton vuajtjes së dënimit në Itali. Ky është Astrit Bushi, një emër mjaft i njohur në botën e krimit në Shqipëri dhe jashtë saj.

Pak ditë më parë autoritet Italiane kanë sjellë pranë Prokurorisë së Përgjitshme një kërkesë për njohjen e vendimit penal të marrë në Itali nga Astrit Bushi. Burimet e Tiranës nuk bëjnë të ditur se sa vite është dënuar në Itali, Astrit Bushi, por thanë se dy ditë më parë kërkesën e autoriteteve italiane e kanë dorëzuar në gjykatën e kryeqytetit dhe pritet që shumë shpejt të nisë procesi gjyqësor për njohjen e dënimit italian për Astrit Bushin.

Aktualisht çështja penale mban numrin 1234 dhe është rregjistruar në sekretarinë e gjykatës në 23 korrik të këtij viti. Ndërkohë që gjyqtari i çështjes është zgjedhur gjyqtarja Tereza Lami.

Redaksia Online
(f.i/Shqiptarja.com)