Italia është çerekfinalistja e gjashtë e këtij Europiani që nuk ndal së surprizuari. Djemtë e Contes me dy golat e shënuar i kanë dërguar kampionët e Europës në shtëpi. Italia kaloi në avantazh në pjesën e parë me Chiellinin në minutën e 33, pas një loje dominuese dhe të bukur. Pjesa e dytë pati një përmbysje dhe ishte Spanja ajo që rrezikoi më tepër portën italiane, por Pelle shënoi sërish për axurrët në minutën e parë shtesë.
19:52 Ka përfunduar me rezultatin 2-0 ndeshja Itali-Spanjë. Italia me një pjesë të dytë të vështirë ka arritur të kualifikohet në çerekfinale ku në ndeshjen e radhës do të përballet me Gjermaninë.
18:48 Ka përfunduar me rezultatiin 1-0 pjesa e parë e kësaj finalje të parakohëshme midis Italisë dhe Spanjës. Pas rasteve të shumta në portën spanjolle italianët kanë mundur të shënojnë golin e merituar. Spanja në këtë pjesë të parë është shfaqur e shpërqëndruar dhe aspak e rrezikshme siç parashikohej të ishte.
18:36 Italia kalon në avantazh ndaj Spanjës. Në minutën e 33 italianët kanë shënuar me Chiellinin.
/Shqiptarja.com