Italia, ndihma edhe për familjarët e emigrantëve të cilët jetojnë jashtë vendit

Italia, ndihma edhe për familjarët e emigrantëve të cilët jetojnë jashtë vendit

Foto ilustruese

Nëse një qytetar me kombësi në një nga shtetet jashtë BE dhe jeton në Itali dhe posedon një leje qëndrimi afatgjatë apo afatshkurtër  ka të drejtë të kërkojë ndihma familjare edhe për anëtarët e familjes të cilët janë të varur ekonomikisht nga ai, edhe nëse ata jetojnë jashtë kufijve të BE-së.

Vendimi i Gjykatës së drejtësisë së BE-së erdhi pas ankimimeve të paraqitura nga një qytetar me origjinë nga Sri Lanka dhe një nga Pakistani, me leje qëndrimi në Itali, të cilave u ishte mohuar kërkesa për ndihma për anëtarët e familjes së tyre sepse ata banojnë në vendet e tyre të origjinës.

Sipas Gjykatës së BE, "legjislacioni italian i cili refuzon ose zvogëlon përfitimet e sigurimeve shoqërore për shtetasit e vendeve jo të BE, por që mbajnë një leje të vetme ose janë banor afatgjatë është në kundërshtim me ligjin e BE, për shkak të faktit se anëtarët e familjes banojnë në një vend të tretë, ndërsa i njëjti përfitim u jepet qytetarëve italianë pavarësisht nga vendi ku banojnë anëtarët e familjes së tyre ".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë