Gati 1 muaj e gjysmë para nisjes së Botërori, ish-anëtarja e FIFA-s Evelin Christillin, thotë se gjithçka është në duart e FIFA-s. Për mediat në Itali ajo është shprehur se ‘e sheh mjaft të vështirë pjesëmarrjen e Iranit pavarësisht dëshirës së shprehur nga presidenti i federatës.

Sipas Christillin mjafton që krerët e FIFA-s të propozojnë Italinë dhe më pas mund të votohet në asamble. Deri më tani shanse për të qenë në Botëror, në rast se nuk shkon Irani, kanë edhe Emiratet e Bashkuara si vendi me renditjen më të mirë në konfederatën e Azisë.

Italia ndërkohë mund të përfitojë si vendi me renditjen më të mirë në FIFA jashtë Botërorit, ndërsa ekzsiton edhe hipoteza sipas ‘sportmediaset’ që të kenë ‘play-off’ mes këtyre dy kombëtareve.