Italia në krizë politike, Giuseppe Conte heq dorë nga negociatat për formimin e qeverisë

Italia në krizë politike, Giuseppe Conte heq dorë nga negociatat për formimin e qeverisë

Kryeministri i mandatuar i Italisë, Giuseppe Conte

Italia nuk del nga kriza politike prej afro 3 muajsh. Pasi kanë kaluar 84 ditë nga zgjedhjet, Italia ende nuk ka një qeveri. Giuseppe Conte, i mandatuar për formimin e ekzekutivit të ri, mbrëmjen e së dielës, i ka dorëzuar dorëheqjen Presidentit, Sergio Matarella, duke lënë përpjekjet për krijimin e qeverisë së re.

Lajmin e dha Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës së Republikës, Ugo Zampeti. Njoftimi erdhi në fund të takimit midis Presidentit italian dhe kryeministrit të caktuar, takim që zgjati rreth një orë. Sipas mediave italiane ka pasur mosmarrëveshje mes presidentit Matarella dhe të mandatuarit për kryeministër Conte lidhur me emrin e ministrit të Financave, Paolo Savona.

Mësohet se Matarella ka refuzuar të dekretojë emrin e Savona-s, për shkak të qëndrimeve të këtij të fundit kundër eurozonës.

Tre ditë më parë u besua se Italia doli nga kriza dhe më në fund do kishte një qeveri. Ishin dy partitë, Lega dhe "5 Yjet" që u bënë bashkë dhe propozuan Giuseppe Conte-n për kryeministër të ri. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 28/05/2018 08:59

    Prape u kthye. Bobo kush jep provimin perseri me kete...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin