“Tym i bardhë” në Itali, Mattarella mandaton Conten si kryeministër

“Tym i bardhë” në Itali, Mattarella mandaton Conten si kryeministër

Kryeministri i ri i Italisë, Giuseppe Conte

Presidenti Sergio Mattarella mori 24 orë kohë për tu menduar dhe pas dy orësh bisedime vendosi mandatimin e Contes për formimin e qeverisë.

Propozimi i Giuseppe Conte erdhi pas negociatave të dy partive kryesore në Itali Lega dhe 5 Yjet. Kriza politike në Itali zgjati rreth 80 ditë dhe pritet që parlamenti italian të votëbesojë javën e ardhshme në parlament qeverinë e Contes.

Programi do të bazohet në marrëveshjet midis forcave të shumicës politike në Itali, me presidentin biseduam për fazën sfiduese dhe delikate që po përjetojmë dhe sfidat që na presin dhe unë jam i vetëdijshëm për nevojën e konfirmimit të Italisë në arenën ndërkombëtare dhe evropiane. Unë do të mbroj interesat e të gjithë italianëve, në dialog me institucionet evropiane dhe ndërkombëtare.

Qeveria do të duhet të luftojë me negociatat e vazhdueshme, nga buxheti evropian në të drejtën për azil, për të përfunduar te bashkimi bankar dhe është qëllimi im që të angazhohen plotësisht.

Ekzekutivi  do të ndërtojë aleanca të përshtatshme dhe do të punojë për të siguruar që vendi jonë mbron dhe reflekton interesat kombëtare. Vendi me të drejtë pret krijimin e Ekzekutivit dhe pret përgjigje, do të jetë Qeveria e ndryshimit, unë do të jem avokati mbrojtës i popullit italian.

Giuseppe Conte, kryeministri i mandatuar i Italisë

Protagonisti  i zgjidhjes së krizës politike ishte edhe Silivio Berluconi i cili më pas u përjashtua si mundësi e zgjidhjes. 

Tashmë pritet që qeveria italiane ti besohet Contes, dhe dy partive negociatore që njihen për kritikën e ashpër ndaj BE dhe kanë parashikuar në programin e tyre politik masa që mund të ndryshojnë qëndrimin e qeverisë italiane kundrejt Bashkimit Europian. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:39
Kryeministri i ri i Italisë, ja kush është Giuseppe Conte

Kryeministri i mandatuar i Italisë, Giuseppe Conte ka lindur në vitin 1964 në rajonin jugor të Pulias. Pas diplomimit në 1988, Conte vazhdojë studimet në universitet më të njohura në botë si i Yale, Sorbonnës dhe Kembrixhit.

Gjithashtu, Conte ka punuar në disa studio ligjore në Romë dhe Firence dhe ka qenë lektor në Universitetin e Firences dhe Luiss në Romë si dhe anëtar i bordit drejtues të dhomës tregtare të Romës.

Ndërkohë, në karrierën e Contes nuk ka angazhime politike dhe nuk ka mbajtur një rol aktiv në institucionet politike të Italisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin