Italia nënshkruan marrëveshje 8 miliardë dollarëshe me Libinë për furnizimin me gaz

Italia nënshkruan marrëveshje 8 miliardë dollarëshe me Libinë për furnizimin me gaz

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni

Italia ka nënshkruar një marrëveshje gazi prej 8 miliardë dollarësh me Libinë gjatë një vizite të kryeministres italiane Georgia Meloni për bisedime mbi energjinë dhe migracionin.

Marrëveshja u nënshkrua nga Korporata Kombëtare e Naftës e Libisë dhe 'ENI' e Italisë. Të dy kompanitë thanë se do të investonin 8 miliardë dollarë në zhvillimin e gazit, si dhe në energjinë diellore dhe karbonin.

Sipas mediave të huaja, marrëveshja e gazit natyror midis dy vendeve është investimi më i madh i vetëm në sektorin energjetik të Libisë në më shumë se dy dekada.

CEO i ENI-t, Claudio Descalzi, ka mbështetur fuqimisht thirrjen e Evropës për Afrikën për të përmbushur nevojat e saj për energji.

Më parë këtë javë, Meloni vizitoi Algjerinë, furnizuesin kryesor të gazit të Italisë, ku ENI dhe Sonatrach, kompania shtetërore algjeriane e energjisë, nënshkruan një marrëveshje të re bashkëpunimi që synon forcimin e sigurisë energjetike dhe rritjen e përpjekjeve për të reduktuar emetimet e karbonit.

Algjeria u bë një nga partnerët kryesorë strategjikë të Italisë vitin e kaluar pasi zëvendësoi Rusinë si furnizuesi më i madh i energjisë në vendin evropian.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar