Italia ëndërron Guardiolën në solin e kombëtares. Mediat italiane shkruajnë se për të arritur te ish-trajneri i Manchester Cityt janë dërguar në Barcelonë gjatë fundjavës Paolo Maldini dhe Leonardo, drejtori i ri teknik dhe këshilltari i Federatës Italiane të Futbollit.

Trajneri spanjoll thuhet se ka thënë fillimisht jo, duke përsëritur vetëm pak ditë më parë se nuk ka ndërmend të kthehet në stol për momentin. Por insistimi vazhdon.

Për stolin e axurrëve janë kandidatë edhe Mancini dhe Pirlo, ndërkohë që ka pasur kontakte edhe me Carlo Ancelottin, i cili sapo ka kaluar një dështim me Brazilin në Kupën e Botës.