Finalja e kampionatit Europian do të jetë Spanjë-Itali. Italia është finalistja e dytë e kampionatit Europian të futbollit, pas fitores përballë Gjermanisë me rezultatin e pastër 2-1. Heroi i ndeshjes është padyshim Mario Baloteli me dy golat e shënuar në pjesën e parë.
Gjermanët largohen të turpëruar nga ky edicion pasi nuk kanë mundur të lënë gjurmë. Italia e ka nisur pjesën e parë të ndeshjes me ritëm të lartë, grintë dhe shumë dëshirë për të fituar përballë Gjermnisë, e cila ishte krejtësisht e mpirë në fushë dhe kjo për meritë të trajnerit Çezare Prandelit.
Tekniku rreshtoi në fushë skemën 4-1-3-2 dukë neutralizuar gjermanët që rrezikuan vetëm njëherë portën e Bufonit me Ozil. E ndërsa “axurrët” nga krahu tjetër vallëzojnë në fushë duke dominuar në të gjitha drejtimet dhe shënuar dy herë në 16 minuta me super Mario Balotelin.
Fillimisht në minutën e 20’ Casano pas një aksioni nga e majta kroson në zonë duke gjetur Balotelin që godet me kokë duke dërguar topin në rrjetë, goli shokon “paincerat”. Duke përfituar nga humbja e qetësisë psikologjike në mbrojtje të kundërshtarit, italianët sërish me Balotelin dyfishojnë rezultatin në minutën e 36’, këtë herë me një predhë jashtë zone duke mposhtur Noyerin për herë të dytë. Në pjesën e dytë vlentë të theksohet vetëm goli i Ozil në fund me penallti që ngushtoi diferencën por nuk cenoi rezultatin. Italia ndeshjen me Gjermaninë e ka zhvilluar me shirit të zi në krah për shkak të vdekjes në Afganistan të një oficeri Italian.

LAJMET MË TË VLERËSUARA