Një kompani italiane është duke provuar se si mund të zgjidhë problemin e mbledhjes, depozitmit dhe riciklimit të mbetjeve elektronike. Ndërkohë që njerëzit ndërrojnë gjithnjë e më shpesh pajisjet elektronike, vendet e grumbullimit të plehrave rrezikojnë të tejmbushen me to.
Qëllimi ishte të dyfishohej grumbullimi i telefonave celularë, lojrave elektronike, kompjuterave dhe pajisjeve të tjera. Për të përdorur koshat, përdoruesi duhet të vendosi kartën në vendin specifik dhe më pas kompjuteri jep instruksionet. Paolo Paoli, i cili është përgjegjës për anën teknike të projektit thotë se sistemi është shumë i thjeshtë.

"Pas identifikimit, përdoruesi duhet të tregojë se çfarë lloj pajisje ka dorëzuar dhe më pas hapet kapaku", shpjegon ai. Në këtë mënyrë mësohen të dhënat demografike për përdoruesit dhe llojin e mbetjeve që ata gjenerojnë.
Rritja e përdorimit të pajisjeve elektronike në vitet e fundit mund të shihet qartë në vendgrumbullimet e plehrave. Sipas llogaritjeve në gjithë botën gjenerohen rreth 50 milionë tonë mbetje elektronike çdo vit, nga të cilat 20 vetëm në Europë.
Koshat janë të lidhur gjithashtu me internetin dhe gjithçka regjistrohet menjëherë në një databazë kompjuterike.
Projekti ka si synim të parandalojë problemet në mjedis dhe me shëndetin, të shkaktuara nga përbërësit e rrezikshëm të pajisjeve elektronike.
Redaksia Online
( m.z/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com