Italianët ndjekin shqiptarin e dehur
si nëpër filma, përplas karabinierët

Italianët ndjekin shqiptarin e dehur<br />si nëpër filma, përplas karabinierët<br>
Përfundon në pranga një 26 vjeçar shqiptarë në Bergamasca të Italisë pasi udhëtonte i dehur me makinë dhe pa patentë. Karabinierët e kanë ndaluar ditën e djeshme për një kontroll rutinë në një postbllok por ai nuk iu bind urdhrit të tyre. Para pikës së kontrollit 26 vjeçari i dha gaz makinës dhe iku, por policia u vu në ndjekje të tij me disa makina.

Me shpejtësi të çmendur, ai u përpoq tu ikë makinave të policisë duke kaluar qytetet Verdellos, Pognano, Lurano, Brignano dhe më pas duke u kthyer në Ciserano, ku përplasi dhe patrullën e policisë.

U desh të dorëzohej kur pa se makina e tij mori flakë pas përplasjes me patrullën, ndërsa dy karabinierë përfunduan në spital. Policia i vendosi një gjobë tre herë më të lartë se normalja duke qenë se nuk kishte as patentë pasi i ishte sekuestruar nga policia më parë për të njëjtin qëllim.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?



×

Lajmi i fundit

Shërbyesja që kapërceu gjykimet racore dhe ndryshoi botën e sportit! Vdekja në harrim dhe varfëri

Shërbyesja që kapërceu gjykimet racore dhe ndryshoi botën e sportit! Vdekja në harrim dhe varfëri