Italianët:Gega, kampionia që stërvitet
në natyrë pas shembjes së stadiumit

Italianët:Gega, kampionia që stërvitet<br />në natyrë pas shembjes së stadiumit
Mediat italiane i kanë kushtuar një artikull atletikës shqiptare, kushtet e vështira të stërvitjes dhe mbështetjen e pakët që ky sport ka nga autoritetet shqiptare. Në qendër të shkrimit është atletja Luiza Gega e cila me shkatërrimin e stadiumit " Qemal Stafa" e ka të pamundur të stërvitet e të përgatitet për lojrat olimpike që do të zhvillohen në gusht në Brazil.Në këtë mënyrë ajo ka zgjedhur të stërvitet në natyrë.

 
Stadiumi i Tiranës është shkatërruar pak ditë përpara se atletja shqiptare Luiza Gega të stërvitet për Olimpiadën. 27 vjecarja e specializuar në garën e 3000 metrave e cila përfaqëson Shqipërinë tashmë është e detyruar të stërvitet në natyrë, shkruajnë mediat italiane.
 
Shqipëria nuk ka fituar asnjëherë një medalje në atletike i konsideruar një sport inferior aspak me interes kombëtar sic është futbolli. Askush nuk e financon apo e mbështet, por Luiza Gega ëndërron të kualifikohet në finalet e lojrave olimpike të Rios që priten të zhvillohet në gusht në Brazil. 25 vjecarja stërvitet në rrugë, në parkë por i mungon pista e specializuar.
 
Këtë prill shkruajnë të përditshmet u vendos të prishet stadium i cili ndodhet në Tiranë. Në vend të tij do të ndërtohet një tjetër stadium gjigant me 22 mijë vende. Dhe sipas qeverisë shqipatre do të jetë një nga më të bukurit në Europë.Por duket se atletes nuk i intereson një fakt i tillë, ajo do thjesht një vend ku të stërvitet.  
 
“Kur mësova nga mediat se donin të prishnin stadiumin nuk besova se do të bëhej para Olimpiadës. Prej vitesh jam stërvitur këtu, por tani si do t’ia bëj? Jam e vetmja shqiptare që arrita të kualifikohem. Kjo është pjesëmarrja ime e parë në Lojrate olimpike, mezi pres të shkoj por duhet të punoj” shprehet atletja.
 
Por problem citohet në shkrim qëndron edhe pas Olimpiadës. “Kam jetuar në Tiranë për 7 vite, por tani pa stadium duhet të ndryshojë qytet. Aktualisht në Shqipëri janë vetëm dy stadium me pistë vrapim," shton atletja.

E përditshmja e mbyll shkrimin duke thënë se problem mbeten grantet shqiptare, madje edhe një shumë e vogël do të mjaftonte që të paktën të fitohet një medalie.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re