Shqipëria ka qenë shteti më i kërkuar në Google për destinacion turistik për italianët për vitin 2018. Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale pyetjen e bërë në një nga emisionet te 'RAI 1' se cili ka qenë shteti më i kërkuar në Google si destinacion turistik për verën e 2018 për italianët?
Alternativat ishin Greqia, Rusia, Kroacia dhe Shqipëria, që ka qenë përgjigja e saktë. Sezonin turistik që lamë pas numri i italianëve që zgjodhën Shqipërinë për të kaluar pushimet pësoi rritje të ndjeshme në krahasim me vitet e kaluara.
Nisur nga situata aktuale politike, kryeministri Edi Rama pak javë më parë ishte në vendin fqinj për të sqaruar se pavarësisht imazheve që përcillen nga protestat e opozitës, nuk kemi të bëjmë me destabilitet, por të zgjedhin sërish Shqipërinë për të kaluar pushimet sezonin turistik që po vjen...