Mund të kishte përfunduar në një tragjedi por fatmirësisht falë ndërhyrjes së policisë italiane gjithçka u neutralizua. Tre shqiptarë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me thikë nga italiani  Alessandro Di Chiazza.  
 
Shqiptarët e plagosur sipas policisë italiane janë  Bashkim Lloti 42 vjeç, i cili është në gjendje të rëndë, bashkëshortja e tij Raimonda Lloti, si dhe i vëllai Afrim Lloti

Shtetasi talian, pronar i apartamentit, ka qëlluar me thikë shqiptarët në një zënke që nisi pasi ata nuk i kishin paguar qiranë e apartamentit. Sipas policicë italiani me një thikë kushine ka goditur fillimisht dy herë në gjoks Bashkim Llotin e më pas të vllain dhe bashkëshorten.

Pas ndëryrjes së policisë  është arrestuar shetasi italiani  Alessandro Di Chiazza, dhe mbi të rëndon akuza e vrasjes e mbetur në tentativë.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)